Transmetuar më 14-05-2019, 09:44

Policia e Tiranës ka ndaluar shtatë persona të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunshme gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Bëhet me dije se të dyshuarit akuzohen se kanë thyer xhamat te Drejtoria e Policisë Tiranë, si dhe kanë hedhur bomba molotov.

Ndërkohë flitet edhe për rreth 15 persona të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Mbi të proceduarit rëndon akuza për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Sakaq ditën e sotme do të dalin para Gjykatës së Tiranës, 50 të arrestuarit pas protestës së të shtunës mbrëma. /a.y/noa.al