Transmetuar më 13-05-2019, 22:54

Sabri Fejzullahu njihet si një nga ikonat e muzikës shqiptare.

Me muzikën dhe këngët e tij, ai ka bërë për vete shumë breza.

Dita e djeshme ka qenë e shënuar për të pasi bashkëshortja e tij, Nera ka festuar ditëlindjen.

Nuk mund të mungonte një urim nga këngëtari i mirënjohur për dashurinë e jetës së tij, me të cilën ka 32-vite martesë.

Një dedikim mjaft emocionues nga Sabriu në Facebook.

“Ti gëzim, lumturi, dashuri, motiv, buzëqeshje, mërzi, lot, sinqeritet, harmoni, bashkëshorte, nënë, gjyshe me virtytet më të mira që duhet të ketë një femër. Të gjitha këto i ke ti Nerush që sot ke ditëlindjen dhe sot gjithë ditën kam shkruar e fshirë sa e sa fjalë për ty. Po të uroj me zemër t’i presësh edhe 100 ditëlindje të tjera me shëndet, me buzë në gaz, me mirësi e me nip e mbesa, me dashurinë që ju dhuron e që merr nga ta. Eh sa shumë gjëra të tjera do të uroja shpirti im, po sa më shumë mundohem, aq më shumë po të hy në hak. E lus Zotin që gjithçka që është e mirë, ta kesh ti. Si gjithmonë ty të dua më shumë në këtë jetë që m’i di dhe m’i shëron dhimbjet e m’i kthen në buzëqeshje. Vetëm ty e me ty Lali”, ka shkruar Sabriu për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Epo jo më kot i këndon aq bukur dashurisë./a.k/noa.al/