Transmetuar më 13-05-2019, 20:58

Situata u rëndua te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku sapo mbërritën protestuesit hodhën bomba Molotov.

Si pasojë e sendeve të forta, u thyen edhe xhamat e dritareve.

Një kordon policor është vendosur përpara për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë brenda.

Këta të fundit kanë marrë pllaka nga trutuari për të qëlluar drejt godinës .

Po ashtu, ata kërkojnë që të lirohen personat e shoqëruar pas protestës së pak ditëve më parë. /k.k/noa.al/