Transmetuar më 13-05-2019, 19:33

Ashtu siç ishte parashikuar, 5 janë institucionet ku do të përqëndrohet protesta e sotme e opozitës.

Pas kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike njoftoi zhvendosjen përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më pas turma e protestueve do marshojë drejt Parlamentit, aty ku siç tha z. Basha duhet të ishte tempulli i demokracisë.

Institucionet e tjera ku do të marshojnë protestuesit janë  ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Basha tha në fjalën e tij se këto institucione janë kapur nga klika në pushtet. /k.k/noa.al/