Transmetuar më 13-05-2019, 15:44

Ditën e mërkurë në aeroportin "Nënë Tereza" pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën 3 ditë më parë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte të datës 16 maj, në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që pritet ende të saktësohet orari.

“Mirëdita, ditën e mërkurë dt 15, në mesditë (për orën e saktë do mbetemi në kontakt) në Aeroportin “Nënë Tereza”, pritet të mbërrijë me avion ushtarak trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misonin e NATO-s në Letoni.

Homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte dt 16 (për orën do të mbetemi në kontakt), në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë fotot e ceremonisë së sotme në nder të major Tanushit në grup-batalionin NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar”-njofton Ministria e Mbrojtjes./b.l/noa.al/