Transmetuar më 13-05-2019, 14:35

Pak orë para protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari fton shqiptarët të bëhen bashkë, për t’i treguar kryeministrit se populli e ka marrë vendimin e tij.

Përmes një deklarate për mediat, Braimllari theksoi se “ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis”.

“Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit.

Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.

Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën. Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal! Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis”, u shpreh Brahimllari

Sipas tij, “populli e ka marrë vendimin e tij. Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017. Sot, nesër është vonë!”/b.l/noa.al/