Transmetuar më 13-05-2019, 11:22

Dy turistë, burrë dhe grua gjetën vdekjen pasi hëngrën mish brejtësi të papjekur.

Dy bashkëshortët nga Kazakistani, 38 dhe 37 vjeç, pësuan helmim pasi morën bakterin Yersinia pestis, ku si pasojë e gjetën vdekjen.

Çifti gjeti vdekjen në 1 maj teksa ishin me pushime në Mongoli, si pasojë e konsumit të ushqimit të papjekur.

Kështu autoritetet vendase bëjnë apel që të mos konsumojnë mish brejtësi të papjekur, pasi mund ta pësojnë rëndë.

Nëse trajtohet në kohë me antibiotik, virusi i përcjellë nga brejtësi mund të kurohet, ose në të kundërt brenda 72 orësh, mund të jetë vdekjeprurëse.

Kjo sëmundje daton qysh prej 3800 vite më parë, ndonëse kohëve të fundit episodet kanë qenë shumë të rralla. /a.y/noa.al