Transmetuar më 13-05-2019, 10:34
Foto ilustruese

Një person dyshohet të ketë humbur jetën, si pasojë e një incidenti të shënuar pasditen e djeshme.

Rreth orës 17:40 të kësaj të diele, Arben Shaqiri, 55 vjeç, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar në polici se babai i tij ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i Shaqirit.

Aktualisht kërkimet janë në vijim, ndërkohë që dyshiohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Duke rindërtuar ngjarjen bëhet me dije se Shaqiri është hedhur për të kaluar lumin, i cili është në formë kanali, por nuk ia ka dalë dot. Dyshohet që trupin e ka marrë rrjedha e ujit, pasi dalja në det është rreth 1 kilometër larg. /a.y/noa.al