Transmetuar më 12-05-2019, 13:45

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, del me deklaratë lidhur me protestën e mbrëmjes së të shtunës së opozitës.

Në qëndrim thuhet se protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne europiane.

“Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Europian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje”, deklarohet më tej.

Në vijim i jepet një “shuplakë” kritike opozitës, lidhur me protestat e përshkallëzuara.

Qëndrimi i delegacionit të BE përmbyllet duke deklaruar se, “Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”. /a.y/noa.al