Protesta, Lleshaj: Policia mund të kishte vepruar ndryshe me Dollapin
Transmetuar më 12-05-2019, 13:35

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dënon aktet e dhunës gjatë prrotesës së opozitës, pasditen e së shtunës deri mesnatën e së dielës.

Në një dalje të posaçme për mediat ditën e sotme, ai tha se u rrezikua seriozisht jeta e efektivëve të policisë.

Ai deklaroi se Tirana jetoi mbrëmë një mori sulmesh të koordinuara kundër institucioneve kushtetuese, ku institucionet dhe policia u gjendën nën kërcënimin e bombave molotov.

Ministri bëri me dije se me dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra.

"Ata burra dhe gra që u vunë dje në qendër të sulmeve të egra meritojnë vlerësim dhe mirënjohje për punën e tyre. Për orë të tëra ata përballuan me qindra bomba olotov dhe sende të tjera të forta. Do kishte qenë në nderin e atij grupimi politik që ta ndalte dorën e dhunës ndaj djemve dhe vajzave të cilët thjeshtë kryejnë një detyrim ligjor. Do kishte qenë mirë që edhe ata punonjës policie që u angazhuan në ndalimin e organizatorit të sulmeve të kishin bërë diçka ndryshe. Mirë do ishte që siç uruan në mënyrë stoike me orë të tëra nën zjarr të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda” , u shpreh Lleshaj duke u ndalur te dhuna ndaj Sahit Dollapit, sekretar Organizativ i PD.

Megjithatë sipas ministrit, nuk mund të justifikohet histeria e zjarrit që u derdh mbi institucionet, ndaj u bëri thirrje të gjithëve për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim.

Lleshaj tha se fakti që ideatorët e sulmeve janë të njëjtin persona që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi ë mëdha meriton vëmendje të ndjeshme.

“Ata që mbronin me qetësi kriminale vrasjen e katër protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve në 2011, i lejojnë sot të drejtën vetes të japin leksione demokracie. Qeveria shqiptare, ministria e brendshme e mbështesim plotësisht policinë e shtetit për ruajtjen e rendit. Organet kompetente do të marrin masa ligjore për të vënë para përgjegjësisë ata që organizuan dhe vunë në rrezik institucionet e shtetit”, deklaroi ministri i Brendshëm. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...