Transmetuar më 12-05-2019, 11:44

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i është bashkuar protestës së sotme para Drejtorisë së Policisë Tiranë, për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Duke folur nga protesta, ai kërkoi që qytetarët ti përgjigjen Edi Ramës në të njëjtën mënyrë.

“Ajo që ka rëndësi është se këta banorë kanë dalë në mbështetje të protestueseve. Ata janë dhunuar si Sait Dollapi. Ata janë dhunuar me urdhër të Edi Ramës. Deklarata më e turpshme është deklarata e Edi Ramës për të ushtruar opozitën. U bëj thirrje shqiptarëve ta marrin zvarrë dhe ta hedhin në koshin e plehrave”, u shpreh Balliu.

Ai shtoi se nëse Edi Rama grushton, grushtim do të gjejë, duke nënvizuar se nëse Edi Rama nuk sulmoi thjeshtë opozitën, por se kërkonte luftë më qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, opozita do të bëjë gjithçka me çdo mjet me çdo mënyrë.

Protesta e sotme vjen pas tensionimit të protestës së djeshme, ku nga ana e protestuesve u qëllua me bomba molotov dhe sende të forta.

Gjithashtu a policia nuk kurseu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe me ujë, dhe në raste më të rralla edhe me shkop gome.

Ndërkohë të hënën në orën 18:30, opozita ka thirrur protestën e pestë kombëtare. /a.y/noa.al