Transmetuar më 12-05-2019, 11:30

Ashtu siç ishte lajmëruar opozita ka nisur protestën pak pas orës 11.00, para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Gjithçka pas protestës së nisur pasditen e së shtunës dhe të vijuar deri pas mesnatës, e shënuar me dhunë dhe incidente.

Ish-deputetë të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe mbështetës së tyre kanë bllokuar rrugën te Drejtorisë së Policisë.

Ata kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar, për të cilët thuhet se janë rreth 50-të.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se protesta e djeshme ishte demokratike dhe jo në proporcion me dhunën e ushtruar nga policia.

“Protestat do të vijnë duke u radikalizuar me afrimin e zgjedhjeve, pasi nuk mund të lejojmë instalimin e një diktature në vitin 2019”, u shpreh Salianji. /a.y/noa.al