Transmetuar më 12-05-2019, 11:14

Një rrëshkitje në akull, për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, i cili i veshur si lojtar hockey në Bolshoi Arena të Sochi, performoi si sportist.

66-vjeçari u bë ylli i ndeshjes, e cila u transmetua direkt, mes skuadrës së “Legjendave” dhe atë të politikanëve dhe biznesmenëve dhe ekonomistëve.

Në fund të ndeshjes së kësaj të premteje, Putin përshëndeti publikun, duke i rënë rrotull fushës, por në këtë moment rrëshqiti dhe u rrëzua.

Gjithsesi fansat e tij të mos shqetësohen sepse Putin nuk u rrëzua nga pushteti dhe as u lëndua shumë kur u rrëzua në pistën e akullt.

Me ndihmën e shokëve të skuadrës, ai u ringrit dhe vijoi përshëndetjen.

Gjithsesi skuadra e Presidentit, u shpall kampione. /a.y/noa.al