Transmetuar më 12-05-2019, 10:27
Foto ilustruese

Katër persona janë vënë në prangat e policisë të arrestuar në kushtet e flagrancës për vjedhje.

Të dyshuarit u ndaluan nga policia e Devollit mbrëmjen e kësaj të shtune, pasi vodhën me dhunë 200 euro dhe dy celularë të dy shtetasve të huaj.

Të arrestuarit janë D.A., 19 vjeç, S.P., 17 vjeç, K.A., 22 vjeç dhe R.Sh., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Katër të rinjtë në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 euro dhe dy aparate celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për të zbardhur ngjarje të tjera ku mund të jenë të përfshirë. /a.y/noa.al