Transmetuar më 12-05-2019, 09:13

Pas gjashtë orësh protestë të nisur pasditen e kësaj të shtune, për të vijuar deri pas mesnatës teksa kishte hyrë e diela, opozita do të protestojë sërish ditën e sotme.

Kështu pas mbledhjes së opozitës në mesnatë, u vendos që në orën 11.00 të kësaj të diele, opozita të mbajë një tjetër protestë.

Protesta do të mbahet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe qëllimi i saj është lirimi i sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi dhe i protestuesve të tjerë.

Dollapi u ndalua nga policia para parlamentit, ku pas një tentative largimi prej tij, i shtrirë përtokë, u qëllua me shkop gome.

Mësohet se aktualisht Dollapi ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Megjithatë nuk konfirmohet arrestimi i tij, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me procedimet pas protestës.

Ndërkohë pasditen e së hënës në 18.30, opozita do të mbajë një tjetër protestë kombëtare. /a.y/noa.al