Transmetuar më 12-05-2019, 08:07

Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj ka dhënë lajmin e bukur se do bëhet baba për herë të dytë.

“Po presim një fëmijë, një bekim të madh nga Zoti”, u shpreh Valeri, i ftuar në ‘Xing me Ermalin.

Moderatori e surprizoi Valerin duke i sjellë në studio të ftuarit e publikut të mbushur me dhurata për të.

“Është bekim i ardhur nga Zoti në kohën më të duhur. I qofshim falë Atij për çdo të mirë që na sjell në jetë dhe për çdo person që na zbukuron jetën”, u shpreh Valeri.

Valeri zbuloi se do bëhet sërish baba i një djali duke e bërë djalin e parë, Darion me vëlla.

Modeli dhe doktori u shpreh se në të ardhmen shpreson të bëhet edhe me një vajzë.