Transmetuar më 12-05-2019, 07:59

Duken thuajse të vërtetë, por janë vetëm një kopje. Një kompani ka krijuar dy arinj polarë të rremë për të mbledhur fonde për ruajtjen e faunës së egër.

Bëhet fjala për një teknikë parapërgatitore për të ruajtur trupat e kafshëve.

Çdo ari kërkon tre muaj kohë për tu bërë gati dhe ka një kosto prej 70 mijë euro ariu i madh dhe thuajse 110 mijë euro bashkë me këlyshin, i cili nuk është i mundshëm ndarazi.

Ariu është i mbështjellë me peliçe ekologjike të cilësisë së lartë.

Çdo tufë vendoset me dorë dhe sistemohet përreth bustit me saktësi ekstreme, në mënyrë që të duket identik me origjinalin. /a.y/noa.al