Transmetuar më 11-05-2019, 22:34

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një reagim nga selia blu për mediat, ka dënuar dhunën ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Në një fjalim të shkurtër nga selia e PD-së, Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ftoi protestuesit të zhvendosën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij.

"Me urdhër personal të Edi Ramës, është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sekretari Organizativ i PD-së Sait Dollapi", u shpreh Basha.

Më poshtë keni videon e incidentit të Sait Dollapit me forcat policore./a.k/noa.al/