Banka e Shqipërisë shpall planin për nxitjen e blerjeve përmes celularit
Transmetuar më 11-05-2019, 00:36

Të gjitha bankat tregtare në vend duhet të ofrojnë shërbimin ‘e-commerce’, duke mundësuar blerje online me kartë”.

Banka e Shqipërisë po përgatit rregulloren përkatëse sipas praktikave dhe ligjeve europiane për nxitjen e blerjeve online dhe kryerjen e pagesave përmes telefonit celular.

Kjo rregullore synon t’i shërbejë rritjes së përdorimit të transfertave online, ndërsa drafti  ligjit për incentivimin e sistemit të pagesave me vlerë të vogël i vjen në ndihmë transfertave për biznesin.

Promovimi i mënyrave inovative të pagesave, si ato me celular, vlerësohen si e ardhmja e pagesave jo vetëm për faktin se mundësojnë luftën kundër informalitetit, por gjithashtu sepse ato lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Kartat bankare janë krijuar për të na e bërë më të lehtë përdorimin e fondeve që mund të kemi në një llogari bankare.

Nëpërmjet tyre ne mund të tërheqim cash, të kryejmë pagesa apo transferta, duke shmangur rreziqet e shumta që sjell lëvizja me shuma të mëdha parash.

Ato janë gjithashtu mjeti më i përshtatshëm e i pranueshëm për të kryer pagesa kur jemi në udhëtim apo për të bërë blerje përmes internetit, kur duam të marrim me qira një makinë, të blejmë një biletë avioni, të rezervojmë një dhomë hoteli etj.

Në ditët e sotme, një pjesë e mirë e bankave tregtare ofrojnë forma të ndryshme të internet banking, i njohur ndryshe edhe si online banking ose electronic banking (e-banking). Sfida e kësaj industrie është dizenjimi i këtij kanali të ri për ofrimin e shërbimeve bankare, në mënyrë të thjeshtë e të besueshme për t’u përdorur nga klientët.

Loading...
loading...
Loading...