Transmetuar më 10-05-2019, 18:28

Nuk ka leje lindjeje për princin Harry të Anglisë. Tre ditë pas ardhjes në jetë të vogëlushit Archie, princi iu rikthye punës këtë të enjte.

I buzëqeshur si kurrë më parë, ai u ndal në Holandë për prezantimin e Invictus Games 2020, lojërat e veçanta për ushtarakët e gjymtuar.

Pasi shtrëngoi duart me veteranes e luftës, duka i Sussex, mori nga duart e mbretëreshës

Margriet një dhuratë për djalin e sapolindur.

Bëhet fjalë një trupore me mëngë të shkurtra, me logon e aktivitetit.

Vogëlushi Archie Harrison Mountbatten-Windsor lindi në 6 maj 2019 me peshë 3.2 kilogramë. /a.y/noa.al