Transmetuar më 10-05-2019, 16:16

Një person me fytyrën e mbuluar hyri në një xhami në Londër gjatë orës së lutjeve me rastin e muajit të Ramazanit.

Besimtarët dëgjuan të shtëna, por fillimisht nuk e kuptuan se përse bëhej fjalë, deri kur zbuluan se ishte qëlluar me armë.

Ngjarja u shënua në Seven Kings Mosque, në zonën lindore të Londrës, Angli, gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte, teksa po mbaheshin faljet e çdo mbrëmje.

Fatmirësisht i dyshuari u çarmatos nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, teksa një patrullë ndodhej pranë xhamisë, pasi rrezikohej një masakër e vërtetë, për shkak se xhamia ishte e mbushur plotë.

Të dyshuarit iu sekuestrua pistoleta, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Incidenti vjen teksa shqetësimi lidhur me sigurinë e vendeve të kultit në botë është shtuar, pas sulmeve në Zelandën e Re dhe Sri Lanka, shkruan noa.al.

Megjithatë ky incident krijoi shqetësim tek besimtarët, lidhru me muajin e Ramazanit. /a.y/noa.al