Rama nderon Zarife Hasanaj: E mbështjellë me flamurin e atdheut.Xhaçka: U prehsh në paqe
Transmetuar më 10-05-2019, 13:19

Kryeministri i vendit, Edi Rama është prekur gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e lamtumirës së ushtarakes Zarife Hasanaj. Në fjalën e tij, Rama ka thënë se duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Forcave të Armatosura që luftojnë çdo ditë për të mbrojtu atdheun.

"Ushtaraken, të ndjerën Zarife Hasanaj. Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend të ishte me fustanin e nuserisë në pragun e derës në krahë të dhëndrrit po e percjellim me flamumrin kuq e zi dhe krah Forcave të Armatusora. Në prani të motrave dhe të vëllait të saj pranë prindërve, ndjejmë boshllëkun e pangushëllueshëm.

Në praninë e shokëve dhe shoqeve lidhur në besën e këtij flamuri që na jep nder për të cilin Forcat e Armatosura janë betuar të sakrifikojë jetën në mbrojtje të ardheut dhe amanetit që atdheu e ka të shkruar në pëlhurën kuq e zi i dëshmores më të re të Forcave të Armatosura të Republikës. Përultësisht shpreh ngushëlimet e mia më të ndjera si kryeministër si qyterë dhe si prind e vëlla,  prindërve motrave, vëllait dhe të gjthë të afërmit të vajzës , që tanimë  u përket të gjithë atyre që ikën dhe vijnë nëktë botë më emrin shqipatrë”, u shpreh Rama.

Më herët edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka mbajtur një fjalë lamtumire për nëntetaren Zarife Hasanaj në ceremoninë e përcjelljes së dëshmores për në banesën e fundit.

Ministjra Xhaçka u shpreh se askush nuk e kishte menduar një çast të rëndë si ky për tu mbledhur, Ajo shtoi se bashkë me trishtimin, ndjente edhe krenari e respekt për ata shqiptarë që sakrifikuan gjithçka në shërbim të atdheut.

“Zarifja ju bashkohet sot atyre dhjetëra mijëra djemve e vajzave, që dhanë jetën për atdheun. Ata që shërbejnë në FA, njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi ndaj uniformës. Humbëm një nga më të mirat që kishim dhe që do ta kemi shumë të vështirë ta zëvendësojmë”,- tha ajo./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...