VIDEO/ Një djalë i ri vdes në skenë duke luajtur me gjarprin (PAMJE SHQETËSUESE)
Transmetuar më 10-05-2019, 04:58

Një performues në cirk vdiq pasi një gjarpër gjigant e mbyti gjatë një shfaqjeje live.

Ngjarja ka ndodhur në Makhachkala, kryeqytet i republikës Dagestan pranë detit Kaspik në Federatën e Rusisë.

Ai po performonte para audiencës kur pitoni iu mbërthye në qafë dhe i mori frymën.

Në videon e tmerrshme shihet momenti kur gjarpri mbërthen për qafe performuesin që bie në tokë.

Më pas ai shihet i shtrirë në dysheme duke kërkuar ndihmë.

Fillimisht audienca mendoi se gjithçka ishte pjesë e shfaqjes, por kuptuan të vërtetën kur burri ta pa ndjenja në tokë.

Punonjësit e sigurisë arritën që ta lironin nga pitoni por ishte tepër vonë. Ai u shpall i vdekur.

Loading...
loading...
Loading...