Transmetuar më 10-05-2019, 03:20

Mungesa e tij e bënte edhe më të vështirë përmbysjen kundër Barcelonës.

Mohamed Salah nuk ishte në dispozicion të Jurgen Klopp, nuk arriti të rikuperohej në kohë.

Por sulmuesi egjiptian i qëndroi pranë skuadrës që në fillim të sfidës, mesazhi i tij në bluzën që kishte veshur ishte shumë domethënës:

“Never give up” “Mos u dorëzo kurrë”. Këtë mesazh të Salah me sa duket shokët e skuadrës jo vetëm e lexuan por dhe e zbatuan duke vënë në jetë një përmbysje të madhe.