Transmetuar më 08-05-2019, 21:50

Shkencëtarët kanë arritur që të gjejnë një sasi kokaine e cila daton 1 mijë vjet më parë.

Zbulimi u bë në një zonë të thëellë të Bolivisë.

Grupi i shkencëtarëve arriti të gjejë një pako të lashtë që mbante brenda kokainë.

Koleksioni 1000 vjeçar i veglave të drogës u gjet në një strehë guri në Bolivi dhe brenda përmbante 5 kimikate psikoaktive, përfshirë kokainën.

Pajisjet u gjetën në vendin arkeologjik të Cueva del Chileno, një shpellë në Bolivinë jugperëndimore.

Sipas tyre, kjo vërteton që njerëzit e asaj kohe kanë pasur disa karakteristika me njerëzit sot. /k.k/noa.al/