Transmetuar më 08-05-2019, 08:25

Një qen pitbull sulmoi dy motra të vogla, njëra 18 muajshe dhe tjetra 12 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të rënda më të voglës.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në një shtëpi private në Santhià, të Vercelli në Itali.

Qeni i cili jetonte me familjen sulmoi krejt pa prritur dy motrat, duke i kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Vajza më e vogël pësoi dëmtime të shumta duke u transportuar me helikopter në spitalin e Torinos, ndërkohë që 12-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje po punohet për të sqaruar rrethanat, teksa qeni u dërgua në një qendër për kafshët. /a.y/noa.al