Këshillat islame thonë se agjëruesi mes tjerash nuk guxon të ndiejë as epsh, apo edhe të eksitohet.
Por a lejohen përqafimet gjatë agjërimit? Këtë gjë e ka treguar imami i Xhamisë së Madhe në Ferizaj, Mustafë Ahmeti.
“Lejohet që agjëruesi ta puthë gruan e tij dhe të luajë me të, edhe pse është agjërueshëm, nëse është i moshuar, kurse për të riun një gjë e tillë nuk është e preferuar”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ai tregon edhe arsyet pse nuk preferohet që një i ri të përqafohet nëse është duke agjëruar.
“Argument për këtë është rasti kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia kishte lejuar këtë një plaku, por nuk ia kishte lejuar një të riu”, shtoi Hoxha.
Po ashtu sipas Imamit Mustafë Ahmeti bashkëshortja e Muhamedit a.s Aishja r.a. thotë: “Profeti (alejhi selam) ka puthur gjatë agjërimit dhe ka qëndruar në intimitet, por ishte më i vetëpërmbajturi ndaj epshit të tij krahasuar me ju”.