Transmetuar më 07-05-2019, 21:14

Një gjarpër gjigant nuk ka kursyer instruktorin e tij dhe e ka mbytur në një shfaqje në publik.

Ai po performonte para audiencës në Rusi kur pitoni iu mbërthye në qafë dhe i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Të pranishmit menduan se gjithçka ishte pjesë e numrit deri në momentin që instruktori nuk po ngrihej.

Në videon e tmerrshme shihet momenti kur gjarpri mbërthen për qafe performuesin që bie në tokë.

Më pas ai shihet i shtrirë në dysheme duke kërkuar ndihmë.

Punonjësit e sigurisë arritën që ta lironin nga pitoni por ishte tepër vonë pasi ai u shpall i vdekur. /k.k/noa.al/