Transmetuar më 06-05-2019, 20:04

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-portieri i Realit të Madridit, Andres Avelino Junquera.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e cila i mori jetën.

Ai ka luajtur për Los Blancos mes viteve 1966 dhe 1975.

Me realin fitoi pesë tituj të La Liga dhe Trofeu Zamora gjatë sezonit 1967-1968. Lindur në La Felguera, Asturias, ai filloi karrierën e tij me Langreo në Segunda divizion, ku ra në sy për talentin e tij mes shtyllave.

Aftësitë e tij u vunë re nga drejtuesit e Realit, që e morën në "Santiago Bernabeu" në moshë fare të vogël, vetëm 20 vjeç. /k.k/noa.al/