Transmetuar më 06-05-2019, 19:26

Një djalë ka vrarë nënën e vet pasi ajo refuzoi t’i jepte para për të blerë kokainë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Brazil, teksa djali ka rrëfyer atë që ndodhi në shtëpi.

Viktor Sanchez, 32-vjeç u tha agjentëve nga Policia Civile në San Joap da Boa Vista që ai vrau Lucia Elisa Sanchez, 51 vjeç në apartamentin e tyre të dielën, ku edhe jetonin së bashku.

Ai thotë se fillimisht e goditi me një vazo qelqi, dhe më pas e masakroi me thikë.

Djali kërkoi të pastrojë provat e skenës së krimit dhe mori kartën e  nënës së tij nga kuleta dhe më pas iu drejtua një stacioni gazi për të marrë paratë.

Sanchez më pas njoftoi policët dhe kërkoi t’ia kalonte përgjegjësinë e vrasjes të dashurit të saj. /k.k/noa.al/