Avioni në flakë në Moskë me 41 viktima, ekuipazhi tregon si ndodhi ngjarja
Transmetuar më 06-05-2019, 16:08

Avioni i cili të dielën mori flakë aksidentalisht me 41 viktima në Moskë u evakua në ’55 sekonda’. Ai që e sqaroi rastin ishte Maksim Fetisov, zëri i kompanisë ruse “Aeroflot’, të cilit i përkiste avioni i katastrofës në aeroportin e Sheremetyevo.

Evakuimi, sipas burimeve, u ngadalësua nga disa pasagjerë të cilët tentuan të rikopekurojnë valixhet e tyre. Asistenti i udhëtimit Tatiana Kasatkina ka zbuluar disa detaje nga evakuimi i pasagjerëve.

Historia e saj u publikua nga mediat ruse. Sipas Kasatkina, pasagjerët ulërisnin duke thirrur për të afërmit, duke ulëritur që avioni ishte në flakë dhe po binte. Njerëzit filluan të ngriheshin nga sediljet duke iu drejtuar daljes, ndërkohë që avioni lëvizte me shpejtësi të lartë. Menjëherë pasi doli, asistenti i udhëtimit ndihmoi daljen e personave.

“Pasagjerët shtyheshin”-është shprehur Kasatkina. Asistentja ka deklaruar se një vetëtimë goditi avionin, dhe më pas u ndienë disa probleme në komunikacion. Nuk kishte flakë brenda avionit, por dritaret filluan të shkriheshin përpara se mjeti të ndalonte. Duke gjykuar nga një video e shpërndarë, gjatë uljes së emergjencës, ISSJ-100 u hodh disa herë në pistë dhe më pas mori flakë. Bishti ishte komplet i djegur.

Piloti: Vetëtima detyroi një ulje tragjike.

Ishte një vetëtime ajo që detyroi uljen tragjike të avionit. Një gjë të tillë e deklaroi komandanti Denis Evdokimov, i pytetur nga e përditshmja Komsomolskaya Pravda. “ Si pasojë e vetëtimës, kemi humbur kontaktin e radios dhe avioni filloi të drejtonte manualisht”, është shprehur Evdokimov.

Loading...
Loading...