Transmetuar më 06-05-2019, 12:43

Kryeministri Edi Rama në një tryezë për sigurinë ushqimore tha sot se, siguria ushqimore një sfidë e madhe dhe e vështirë.

Ai paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal për të hequr lirinë e kujtdo që me lirinë abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve.

Sipas tij, në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim.

“Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq. Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar. Nuk diskutohet se do të ishte e padrejtë që ne të të përpiqeshim të mbulonim rreziqet reale për produkte të rrezikshme”, u shpreh Rama.

Ai tha se siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra dhe se deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjobë deri në 10 vjet burg.

Rama deklaroi se Partia Socialiste propozon që në çdo rast kjo vepër të dënohet me burg, ndërsa kur nga këto veprime janë prekur fëmijë ose gra shtatzëna, të dënohet me burgim nga dhjetë vjet deri në pesëmbëdhjetë vjet. /a.y/noa.al