Pasqyra që reflekton vetëm personat që buzëqeshin
Transmetuar më 06-05-2019, 10:00

Është gati për të dalë në treg një pasqyrë e teknologjisë së lartë, e cila reflekton vetëm ata persona që buzëqeshin. Ideja është menduar kryesisht për njerëzit e prekur nga tumori dhe i ngjan shumë një tableti që e njeh nëpërmjet fotokamerës, buzëqeshjen e një personi, duke reflektuar imazhin e atij personi që buzëqesh.

Ideja vjen nga dizajneri turk Berk Ilhan, pasi përjetoi vështirësinë e një familjari të tij gjatë përballjes me kancerin.

Pas kësaj eksperience Berk, vendosi që të zhvillojë produkte që ndihmojnë në shtimin e gëzimit dhe mirëqenies së personave të prekur nga sëmundja e rëndë.

“Shprehitë tona të fytyrës tregojnë se si ndihemi. Nëse lëvizim muskujt e fytyrës për të buzëqeshur, truri ynë mendon se diçka e mirë po ndodh dhe për rrjedhojë ndjehemi më mirë”, thotë Ilhan.

Ideja qëndron në faktin se një buzëqeshje, edhe e sforcuar, na bën të ndihemi më mirë dhe kjo gjë është provuar edhe shkencërisht, shkruan noa.al.

Çmimi i kësaj pasqyre do të jetë rreth 2000 dollarë, ndërkohë që Ilhan ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh në mënyrë që çmimi i kësaj pasqyre për spitalet të shkojë 500 dollarë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...