Transmetuar më 06-05-2019, 04:03

Një tjetër futbollist largohet nga Bayern i Munich-ut. Pas Arjen Roben, edhe Franck Ribery do t’i japë lamtumirën klubit gjerman në fund të sezonit.

Futbollisti francez nuk ka rinovuar kontratën e cila I skadon në qershor 2019. Për këtë gjë, klubi ka publikuar edhe një komunikatë në të cilën thuhej:

“Franck Ribéry nuk e ka zgjatur kontratën e tij, e cila përfundon në 30 qershor. Ai do të largohet nga bajern verën e ardhshme”.

Ndërsa vetë futbollisti ka komentuar: “Kur erdha te Bajern m’u realizua një ëndërr. Lamtumira nuk do të jetë një gjë e lehtë, por nuk duhet të harroj asnjëherë sukseset që kemi arritur sëbashku. Kemi fituar më shumë se 20 tituj”.

Ndërsa Rummenigge, ka thënë se për të falenderuar kontributin që kanë dhënë dy futbollistët, Robben e Ribery, në 2020 do të organizohet një ndeshje lamtumire e veçantë.

Ai u shpreh: “Franck dhe Arjen janë dy futbollistë të mëdhenj. Duhet t’i falenderojmë shumë për gjithçka kanë dhënë për klubin tonë. E për këtë do të organizojmë një festë të madhe lamtumire, që do të jetë tepër emocionuese. Kanë kontribuar për 10 vjeçarin më të suksesshëm të Bajernit të Mynihut, me një futboll fantasik.”