Transmetuar më 05-05-2019, 13:46

Një ndërhyrje e pazakontë kirurgjikale në zemër në mes të rrugës, u krye në rrugë me pajisjet e ambulancës, duke bërë që ti shpëtohet jeta një personi i cili ishte qëlluar me thikë.

Ngjarja vjen nga Durham në Britaninë e Madhe e shënuar më 30 prill, ku dy mjekë shpëtuan pacientin, i cili ishte duke vdekur për shkak të hemorragjisë.

Pas plagosjes, në vendin e ngjarjes mbërriti Great Ambulance Air North Service, skuadra paramjekësore e cila mbërriti me helikopter 15 minuta pas plagosjes.

Frika se nuk do të kishin kohë që ta çonin në spital, bëri që doktor Chris Smith dhe ekipi i tij, ti bënin ndërhyrje në mes të rrugës për të ndaluar hemorragjinë dhe për ta shpëtuar, duke qenë se zemra kishte pësuar arrest kardiak.

Në fillim krijuan dy vrima të vogla në të dyja anët e kraharorit për të nxjerrë ajrin, më pas kryen ndërhyrjen, duke arritur që të shpëtonin pacientin, shkruan noa.al.

“Është ndoshta ndjesia më e bukur që një mjek mund të provojë. Shpresojmë që me të njëjtën procedurë të arrijmë që të shpëtojmë edhe pacientë të tjerë. Mund të përdorim ambulanca dhe helikopterë për ti çuar ekipet tona më shpejtë në vendin e ngjarjes”, tha doktor Smith. /a.y/noa.al