Transmetuar më 05-05-2019, 11:13

Në plazhin e Bondi Beach në Sidnei të Australisë, një burrë noton pa e kuptuar se ndiqet nga një peshkaqen.

Pamjet janë xhiruar nga një dron i aplikacionit Drone Shark.

“U panë dy peshkaqenë këtë mëngjes, e çuditshme që kapërcyen peshqit dhe ndoqën burrin”, tha krijuesi i aplikacionit Carl Ellis më 1 maj, kur dhe u shënua gjithë ngjarja.

Peshkaqeni në fjalë i llojit nutrice është shumë më i ngadaltë me peshkaqenët e tjerë.

Gjithashtu prej tyre nuk janë shënuar raste sulmesh në njerëz, ndërkohë që pamjet krijojnë vërtetë momente frike. /a.y/noa.al