Transmetuar më 05-05-2019, 00:00

Autoritetet në Florida në juglindje të Shteteve të Bashkuara thonë se një avion Boeing 737 me 136 pasagjerë në bord rrëshqiti dhe doli jashtë pistës në një fushë aviacioni të bazës së marinës në Jacksonville duke rënë në lumin Saint John mbrëmë.

Stacioni televiziv lokal, WOKV-TV, tha se avioni po i afrohej pistës ndërkohë që në zonë vazhdonte një stuhi e rëndë dhe nuk arriti të ndalonte, por e kaloi pistën dhe ra në lumë.

Sipas këtij stacioni 21 pasagjerë, të gjithë të rritur, ishin dërguar në një spital të zonës, por ishin në gjendje të mirë.

Avioni ishte kontraktuar nga ushtria për të sjellë njerëz në Jacksonville nga baza ushtarake amerikane në ishullin Guantanamo të Kubës.