Transmetuar më 03-05-2019, 20:34

Një vrasje e tipit horror ka ndodhur në qytetin Paleo Faliro të Greqisë. Vëllai ka masakruar për vdekje motrën e tij, duke përdorur një thikë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se 53-vjeçarja ishte me profesion mësuese dhe në momentin e vrasjs sapo kishte dalë nga shtëpia.

Autori është larguar pas ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes – Ata që kishin parë ngjarjen pohojnë se gruaja sapo kishte marrë goditjen e parë kërkonte ndihmë, ndërsa autori e tërhiqte zvarrë nga flokët.

Sipas fqinjëve gruaja ishte sulmuar edhe më parë nga vëllai i saj, madje ai i kishte çarë edhe gomat e makinës dhe e kishte kërcënuar në shtëpi.

Dëshmitar: Zotëria e ndoqi zonjën dhe e kapi nga flokët e saj. Ai i mërmëriste në vesh që të mos bërtiste, por gruaja kërkonte ndihmë.

Pashë grushte në shpinë. Autori iku me shpejtësi pasi hipi një makinë.

Nuk dihen arsyet që e çuan vëllanë të vrasë motrën, por dyshohet për shkaqe ekonomike. /k.k/noa.al/