Transmetuar më 01-05-2019, 23:02

Barcelona ka shkatërruar Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Camp Nou”, përfunsoi me rezultatin 3-0, në favor të katalanasve.

Goli i parë për vendasit u shënua nga sulmuesi uruguajan Luis Suarez në minutën e 26’ të pjesës së parë.

Me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para të këtij takimi plot emocione.

Në pjesën e dytë, u desh “zgjimi” i Lionel Messit për të dyfishuar rezultatin, në minutën e 75’.

Argjentinasi ka menduar edhe për qetësinë e katalansve, duke shënuar një supergol nga një goditje dënimi, nëpërmjet ekzekutimit perfekt.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Totenham-Ajaks, që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të holandezëve./a.k/noa.al/