Transmetuar më 01-05-2019, 22:29

Skuadra e Breshias sezonin që vjen do të luajë në “Serinë A”.

Pjesë e Breshias është edhe mesfushori i kombëtares shiptare Emanuele Ndoj, I cili do ti shtohet “armatës” kuqezi të “Serisë A”.

Futbollisti që ka debutuar me përfaqësuesen kuqezi që prej majit të vitit të kaluar, është bërë pjesë e skuadrës së Breshias që para tre vitesh, kur u ble nga ekipi U-19 i Romës, aty ku qëndroi në huazim deri në qershor të vitit 2016.

Breshia siguroi kalimin në “Serinë A”, pas ndeshjes së sotme ku fitoi në shtëpi ndaj Ascolit me rezultatin minimal 1-0.

Ndoj  nuk ishte në këtë ndeshje në fushë dhe as në pankinë, për shkak të një dëmtimi të pësuar që në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Leçes, ku u detyrua të lërë fushën par përfundimit të takimit./a.k/noa.al/