Transmetuar më 01-05-2019, 17:36

Barcelona-Liverpul është gjysmëfinalja e dytë e Champions League, e cila starton sonte në orën 21:00.

Me të drejtë është quajtur si një finale e parakohshme, pasi në fushë janë dy ekipe me peshë në kampionatet ku bëjnë pjesë, si edhe në europë.

Të dyja skuadrat kanë kaluar shumë vështirësi deri në këtë fazë, teksa do të tentojnë kalimin për në finalen e madhe.

Ekipet vijnë më organikë të plotë lojtarësh, dhe gjithçka mbetet për t’u parë në fushë.

Një natë më parë, surpriza e këtij kompeticioni, Ajaksi, mposhti Totenhamin në Angli, duke qenë me një këmbë në finale. /k.k/noa.al/