E përplas treni, humb jetën i riu shqiptar
Transmetuar më 01-05-2019, 07:49

Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e të premtes që lamë pas, teksa ecte në shinat e trenit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Oberglatt të Zyrihut, në Zvicër, ku mbi binarë është gjetur i vdekur 17-vjeçari nga Kosova, Rinor Bunjaku.

Viktima dyshohet se ka qenë duke kaluar mbi shina nga njëra anë në tjetrën, në momentin që e ka përplasur treni.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Familja e të ndjerit bën me dije se funerali do të mbahet ditën e premte në 3 maj, në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, në Rümlang. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...