Transmetuar më 30-04-2019, 14:41

Nëntë persona mbetën të plagosur, pasi një makinë e cila drejtohej nga një i moshuar 78-vjeçar, përfundoi brenda një qendre tregtare në Hamburg të Gjermanisë.

Kamioni u përplas me shkallët lëvizëse të qendrës tregtare paraditen e sotme, duke bërë që krahas tij, të mbeten të dëmtuar edhe tetë persona të tjerë që ndodheshin në zonën ku ndodhi përplasja.

Dyshohet se i moshuari humbi kontrollin e mjetit, ku në vend të frenonte i dha gaz makinës, teksa ndodhej në zonën e parkimit.

Fatmirësisht makina mbeti me dy goma në ajër, pasi pasojat mund të ishin shumë më të mëdha. Pasi shembi derën dhe xhamat, makina përfundoi tek shkallët lëvizëse, ku dhe mbeti me dy goma në ajër, shkruan noa.al.

Të lënduarit u dërguan në spital, ndërkohë që policia, po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. /a.y/noa.al