Loading...
Gjendet i vdekur një person në Kosovë
Transmetuar më 27-04-2019, 16:34

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person i moshës 35-vjeçare me inicialet N.Z., është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një shtëpizë druri në fshatin Kliqan në komunën e Istogut.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi për mediat vendase nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Nderkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor që po zhvillon hetime për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...