Transmetuar më 26-04-2019, 22:54

Neymar e ka lënë pas dëmtimin në këmbë, që e la jashtë fushave në muajt e fundit.

Me këtë ai i ka dhënë fund kritikave të shumta që ka marrë gjatë fazës së rikuperimit.

Polemika më e madhe lindi pas udhëtimit të tij në Rio për të shijuar Karnavalet, ndërkohë që ish-lojtari Neto nuk hezitoi të dërgonte një mesazh publikisht për këtë.

“Natyrisht më shqetësoi. Nga dëmtimi unë nuk mund të luaja por mund të ecja. Ajo që më shqetëson më shumë është të shohësh ish-lojtarët që flasin për këtë” – tha ai në një intervistë me ESPN.

“Që të jem i sinqertë, më ka shqetësuar shumë. Sot nuk më intereson dhe nuk dua të shpjegoj shumë më tepër. Kush më njeh e di se si unë jam dhe si është karakteri im”.

Por fama e ‘teatrove’ të brazilianit në fushë, është një tjetër arsye me të cilën Neymar duhet të ballafaqohet në çdo intervistë.

“Njerëzit shkojnë më shumë në favor të atij që godet se atij që driblon. Mënyra ime e lojës është tashmë e njohur. Marr topin dhe shkoj në sulm. Cilësia ime më e mirë ishte gjithmonë driblimi. Eshtë shumë e pakëndshme të dëgjoj këto lloj kritikash brenda fushës. Njerëzit kritikojnë stilin tim të lojës. Por ky stil i bën ndjekësit e mi të mbushin stadiumin. Askush nuk do të shohë goditje. Përndryshe do të shkonin të shihnin ndeshje të MMA ose boks. Më pëlqen futbolli im dhe kështu do të vazhdoj për një kohë të mirë, “shtoi ai.

Ndërsa fjalën teatro, neymar nuk e kupton, sepse dy dëmtimet e rënda që vuajti ishin shkaktuar nga loja e rëndë.

“Gjithkush më shikon sikur bëj teatër. Pas shtatë muajve kam pësuar të njëjtën dëmtim përsëri për përpjekjen për të qëndruar në këmbët e mia. Kur unë jam me topin në këmbë dhe dua të lëviz, zakonisht vuaj katër faull dhe ky është ai momenti kur njerëzit thonë se unë jam hedhur. Është e komplikuar” – tha braziliani i PSG.

Ai do të rikthehet në fushë në sfidën e ardhshme që PSG ka me Monakon.