Transmetuar më 29-04-2019, 07:06

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të një viti më parë, EPPC Albania,  organizon në datën 1 Maj 2019, Destinacionin Punë 2, ditën e mërkurë, ora 10:00 – 17:00 në ArTurbina.  Ky aktivitet unik mbi punësimin vjen për të dytin vit rradhazi me më shumë mundësi punësimi për punëkërkuesit.

Ditën e Mërkurë, më 1 Maj, destinacioni i të gjithë punëkërkuesve do të jetë ArTurbina për të zhvilluar një bisedë me rekrutuesit e EPPC rreth pozicioneve vakante të punës.

DESTINACIONI PUNË – do të jetë një ditë që do të bëjë bashkë rreth  300 punëkërkues të cilët do të intervistohen nga rekrutuesit e EPPC.  

Për të gjithë punëkërkuesit Destinacioni Punë do të jetë një mundësi për tu prezantuar pranë kompanive më të suksesshme në Shqipëri, nëpërmjet EPPC.

Ata mund të paraqiten në çdo moment nga ora 10:00 – 17:00 për të mësuar më shumë rreth mundësive të punësimit në Shqipëri dhe për të biseduar me ekspertë të punësimit rreth karrierës së tyre.

Kjo ditë është menduar si një ditë e veçantë që tërheq punëkërkuesit drejt punësimit të ndershëm, punësimit pa ndërhyrje, por punësimit bazuar në dëshirën për punë dhe qasjes së drejtë.   

Nëpërmjet këtij aktiviteti synojmë të lehtësojmë procesin e punësimit në Shqipëri, duke bërë një përputhje midis profilit të punëkërkuesit dhe pritshmërive të punëdhënësve.

Ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë punëkërkuesit, të gjithë ata që po kërkojnë të ndryshojnë punë, që po kërkojnë mundësi më të mira zhvillimi në karrierën e tyre, që kanë përfunduar apo janë duke studiuar arsim profesional të paraqiten me një CV për të biseduar me rekrutuesit tanë, për të parë mundësitë e reja që janë në vendin tonë.

Këtë vit mundësitë e punësimit për ata që kanë kryer arsimin profesional, do të jenë më të shumta.

EPPC Albania ka një numër të konsiderueshëm vendesh të lira të disponueshme në një sërë sektorësh duke përfshirë shitjen, marketingun, shërbimin e klientit, financën, bankën, inxhinierinë, designin,  punë që kërkojnë arsim profesional, etj.

Rekrutuesit e EPPC do të jenë të pranishëm përgjatë gjithë ditës për të diskutuar për këto vende vakante dhe për punësimin.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e mërkurë, 1 Maj 2019, ora 10:00 – 17:00 në ArTurbina.  Për më shumë detaje rreth aktivitetit, telefononi në +355 4 2465558  ose kontaktoni në [email protected].

Rreth EP & Partners Consultancy (EPPC):

EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) është themeluar në Tiranë, në vitin 2009.

EPPC ofron në Shqipëri dhe Kosovë, kërkim dhe përzgjedhje stafi në bazë të cilësisë dhe jo sasisë. Po ashtu EPPC siguron leasing stafi të përkohshëm ose të përhershëm, si një mënyrë shumë fleksibël dhe me kosto efektive për biznesin.

EPPC mundëson dhe zhvillim të stafit përmes një game të gjerë trajnimesh. Kompania është lider në fushën e trajnimeve duke trajnuar stafin e kompanive më të mira në Shqipëri dhe Kosovë.

Për më shumë informacion vizitoni www.eppc.al