Transmetuar më 24-04-2019, 18:25

“Diego Maradona” është dokumentari i ri me regjisor Asif Kapadia, ku është shpërndarë online edhe video e parë.

Ky projekt, i cili do të prezantohet jashtë garës në Festivalin e Cannes, është realizuar duke shfrytëzuar rreth 500 orë materiale të papublikuara nga arkivi personal i kampionit argjentinas.

Dokumentari do të tregojë historinë e Diego Armando Maradona-s gjatë kohës kur luante për Napolin në vitet ’80.