Loading...
WhatsApp mund t’ju ndalojë ta bëni këtë veprim pa konfirmim
Transmetuar më 24-04-2019, 13:16

Me anë të një përditësimi të ri, WhatsApp-i mund t’i ndalojë përdoruesit t’u bëjnë ‘screenshot’ bisedave private.

Aplikacioni i dërgimit të mesazheve, momentalisht po teston një tipar të ri të gjurmëve të gishtave që nënkupton se përdoruesit duhet të skanojnë gjurmët e tyre për të hyrë në biseda.

Për këtë arsye, WhatsApp do të bllokojë edhe fotografimin e bisedave, nëse aktivizohet, sipas një postimi të blogut nga WABetaInfo.

WABetaInfo, që shqyrton versionet beta të aplikacionit për të dhënat dhe karakteristikat e ardhshme, ndau një pamje të ekranit që tregon detajet e përditësimit.

Bërja “screenshot” nga versioni beta i aplikacionit shfaq mesazhin parandalues kur siguria e njohjes së gjurmëve të gishtave është e aktivizuar.

“Siguria e gjurmëve të gishtave – kur aktivizohet, kërkohen gjurmët e gishtave për të hapur bisedat”,- thuhet në paralajmërimin e shfaqur në ekran.

Ky funksion do t’ua shtojë sigurinë e bisedave konfidenciale ndërmjet përdoruesve të WhatsApp-it.

Loading...
Loading...