Loading...
Partia e re “Bindja Demokratike”, dorëzon kërkesën për regjistrim në gjykatë
Transmetuar më 23-04-2019, 11:47

Partia më e re krijuar së fundmi “Bindja Demokratike” ka dorëzuar ditën e sotme, kërkesën për regjistrim në Gjykatën e Tiranës.

Pas vendimit të Gjykatës për regjistrim, më pas kjo parti pritet ti drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu regjistruar për në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërsa u përfol se kjo parti do të drejtohej nga deputetja Rudina Hajdari, gjatë së hënës erdhi edhe mohimi prej saj.

Ndërkohë Astrit Patozi, një nga themeluesit e kësaj partie i cili thuhet se do të jetë edhe kryetari, foli shkurt për mediat mbrëmjen e djeshme, duke thënë se “Ju kërkoj ndjesë që nuk jua shuaj dot kërshërinë.

Ne nuk kemi asgjë për të fshehur por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-faktum”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...