Varfëria ka pllakosur familjen Myrto në Thumanë.
Kjo familje asnjëherë nuk ka pasur një shtëpi, ndonëse 5 anëtarët e saj kanë kërkuar ndihmën e shtetit.
I rritur jetim, Agimi thotë se mundohet të mbajë frymën gjallë të familjes së tij, vetëm në sajë të lekëve që mbledh nga grumbullimi i kanoçeve dhe hekurishteve, në koshat e mbeturinave.
Ai thekson, se e vetmja ndihmë që ka marrë, është nga disa bashkëqytetarë, të cilët për bamirësi, i japin objekte të pabanuara, për të future kokën.
Banesa ku ata po jetojnë është e shkatërruar, tavanet e çara dhe çatia e shkatërruar, ku shiu e era hyjnë brenda nga të gjitha anët.
Bashkëshortja e Agimit thotë, se mbijetesa në këto kushte, është sfidë e përditshme.
Familja e Agimit është renditur në listën e familjeve të pastreha në Fushë Krujë, por deri tani, nuk është bërë asgjë për ta ndihmuar.